top of page

SPAK zgjat me tre muaj hetimet për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

SPAK ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, si dhe për pesë zyrtarë të tjerë të Bashkisë. Zgjatja do të jetë në fuqi deri në muajin shkurt të vitit 2026.


Sipas burimeve, hetimet lidhen me dy tenderë publikë: atë për rrugën Korçë–Ersekë dhe për ujësjellësin e Kolonjës. Të hetuarit akuzohen për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Prokuroria e Posaçme po vijon mbledhjen e provave dhe kryerjen e veprimeve hetimore për të vendosur nëse çështja do të dërgohet në gjykatë apo do të pushohet.


Në një zhvillim tjetër, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu Sala i është përgjigjur deputetit Bardh Spahia, duke bërë të ditur se në projektbuxhetin e vitit 2026 janë parashikuar 1 miliard lekë për barnat onkologjike. Sipas saj, kjo është pjesë e planit për rritjen e financimeve në sektorin e shëndetësisë dhe përmirësimin e aksesit të pacientëve në trajtimet mjekësore.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page