Spitali Rajonal Korçë mesazh ngushëllimi: U prehsh në paqe Doktor Ahmeti!
- Korca Boom
- 18 hours ago
- 1 min read
Spitali Rajonal Korçë, në emër të gjithë stafit të spitalit, për ata që e njohën edhe për më të rinjtë që kanë dëgjuar shumë për doktorin, për punën e tij të shkëlqyer si mjek kirurg edhe drejtues i Spitalit për shumë vite me rradhë, shpreh ngushëllime të thella për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur Ahmet Hoxhallari.
Mjeku Ahmet Hoxhallari lindi në Velçan të Gorës më 27 dhjetor 1943.
Në vitin 1969 mbaron studimet në Fakultetin e Mjekësisë dhe fillon punën si kirurg i përgjithshëm në spitalin e Korçës. Në vitin 1977 specializohet për urologjinë si mjeku i parë urolog për rrethin e Korçës.
Dr. Ahmeti ka punuar me përkushtim dhe profesionalizëm, i dalluar edhe për aftesitë organizative. U emërua Drejtor i spitalit të Korçës nga viti 1997 deri në 2005 dhe deri në 2011 ka punuar si mjek kirurg.
Për merita të punës së tij është dekoruar në vitin 1979 me "Medalje në shërbim të mirë të popullit" dhe në vitin 2004 është dekoruar me titullin "Qytetar Nderi i Qarkut".
Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë komunitetit për humbjen e mjekut dhe njeriut që i ka shërbyer gjithë jetën me përkushtim dhe profesionalizëm.
U prehsh në paqe Doktor Ahmeti.
“KORÇA BOOM”
