Stërvitja Funksionale “Sizmika 2025” në Qarkun Korçë
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe UNDP-në, u zhvillua stërvitja funksionale “Sizmika 2025”, me qëllim forcimin e kapaciteteve të strukturave vendore për reagim ndaj fatkeqësive natyrore, veçanërisht në rast tërmeti.
Gjatë stërvitjes u testua funksionimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile në bashki, mënyra e koordinimit me institucionet e tjera, për përballimin e situatës dhe kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve të prekur nga fatkeqësia.
Në skenarin e parashikuar, u simulua evakuimi i dy shkollave në qytetin e Korçës: Gjimnazit “Raqi Qirinxhi” dhe Shkollës 9-vjeçare “Stavri Themeli”.
Kjo stërvitje shërben si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e Planit Vendor të Emergjencave Civile dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave vendore e qendrore në mbrojtje të qytetarëve.
“KORÇA BOOM”






















