top of page

Sulmuesi i njohur refuzon ofertën e Pogradecit, merkatoja e janarit nis me surpriza

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 1
  • 1 min read

Merkatoja e janarit po nxehet te Pogradeci, ndërkohë që drejtuesit e klubit po mendojnë për përforcime të mëdha që mund t’i ndihmojnë ekipit të kthehet në Superiore. Në qendër të vëmendjes është sulmuesi Redon Xhixha, por negociatat nuk kanë shkuar sipas planit.


Drejtuesit e liqenorëve i kanë bërë një ofertë të majme Xhixhës, duke shpresuar që ai të forcojë sulmin.


Megjithatë, 27-vjeçari ka refuzuar të rikthehet në Shqipëri dhe i ka thënë “jo” Pogradecit, duke treguar se nuk është gati për të ndryshuar ekipin në këtë moment.


Xhixha aktualisht luan për Belouizdad në kampionatin algjerian, ku është aktivizuar në disa ndeshje, por ende nuk ka arritur të shënojë.


Ky refuzim i Xhixhës është një lajm i rëndësishëm për Pogradecin, që duhet të gjejë alternativa të tjera për të përforcuar sulmin dhe për të arritur objektivin e ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar.

"KORCA BOOM"


bottom of page