Digjen 3 makina pranë Postës Shqiptare. Ja dyshimet e para
- 6h
- 1 min read
Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës pranë Posta Shqiptare, në rrugën “Çamëria” në Tiranë, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Flakët kanë përfshirë tre automjete të parkuara pranë zonës, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e tyre dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar persona të dyshuar që mund të kenë lidhje me zjarrin.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar për shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.
"KORÇA BOOM"
















