top of page

Tabela e përgjithshme/ Nga rikthimi i Skënderbeut te mbijetesa e Teutës, të gjitha ekipet e Abissnet Superiore për sezonin e ri

  • May 16
  • 1 min read

Sot u luajt finalja e “play out” mes Teutës dhe Pogradecit. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Klejdi Daci në minutën e 93-të, për t’i siguruar qëndrimin në elitë Teutës.


Tashmë dihen 10 ekipet e Abissnet Superiore, që do të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Vllazninë, Elbasanin, Egnatian, Dinamon, Partizanin, Tiranën, Vorën, Teutën, Skënderbeun dhe Laçin.


Bie në sy rikthimi i Skënderbeut dhe Laçit, që qëndruan vetëm një sezon në Kategorinë e Parë. Ndërkohë ishin Flamurtari dhe Bylisi që ranë nga kategoria.


TABELA E PËRGJITHSHME


Vllaznia


Elbasani


Egnatia


Dinamo


Partizani


Tirana


Vora


Teuta


Laçi


Skënderbeu

“KORÇA BOOM”


bottom of page