Takim i Komisionit të Mbrojtjes Civile për Menaxhimin e Emergjencave në Bashkinë Devoll
- 1 day ago
- 1 min read
Takim i Komisionit të Mbrojtjes Civile për Menaxhimin e Emergjencave në Bashkinë Devoll.
Në kuadër të masave për përballimin e situatave të mundshme gjatë verës, në Bashkinë Devoll u zhvillua sot mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile.
Gjatë takimit u diskutuan masat parandaluese, koordinimi ndërinstitucional dhe gatishmëria e strukturave përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave civile, me fokus të veçantë në parandalimin dhe përballimin e zjarreve në pyje e kullota, si dhe çdo situatë tjetër që mund të paraqitet gjatë periudhës së verës.
Koordinimi dhe gatishmëria mbeten prioritet për menaxhimin e emergjencave verore në territorin e Bashkisë Devoll.
“KORÇA BOOM”
















