Talenti i ri korçar, po tërheq vëmendjen e klubeve të huaja pas paraqitjeve të shkëlqyera me ekipin e Skënderbeut
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Talenti i ri i futbollit korçar, Ensar Beqiri, ka tërhequr vëmendjen e stafit të Aston Villas pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera me ekipin e Korçarës. Beqiri shënoi gol në ndeshjen e parë për skuadrën dhe kjo paraqitje bëri që kundërshtarët ta vlerësonin si një futbollist me potencial.
Përveç interesimit të stafit kundërshtar, raportohet se disa menaxherë kanë shfaqur gjithashtu interes për talentin e ri, duke e konsideruar si një lojtar premtues për të ardhmen. Beqiri po tregon aftësi teknike, shpejtësi dhe mentalitet konkurrues, elementë që mund ta ndihmojnë të zhvillohet më tej në nivele më të larta të futbollit.
"KORCA BOOM"



















