Trajneri dhe drejtori sportiv largohen nga Pogradeci
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Pas një periudhe të vështirë dhe rezultateve nën pritshmëritë, klubi i futbollit Pogradeci ka vendosur të shkarkojë nga detyra drejtorin sportiv Ylli Çekiçi. Vendimi, i marrë rreth një javë më parë, lidhet drejtpërdrejt me ecurinë jo të mirë të ekipit në kampionat.
Sipas burimeve pranë klubit, arsye kryesore për largimin e Çekiçit janë afrimët e zvarritur gjatë merkatos dhe mungesa e rezultateve pozitive, çka ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët dhe drejtuesit e klubit.
Ky zhvillim vjen pak kohë pas dorëheqjes së trajnerit Ardian Mema, i cili u largua gjithashtu pas një serie ndeshjesh pa fitore, duke reflektuar krizën që po kalon ekipi liqenor.
Për momentin, drejtimi i përkohshëm i klubit pritet t’i besohet një figure të brendshme, deri sa bordi drejtues të marrë vendimin për një emër të ri për drejtimin sportiv.
"KORCA BOOM"



















