SOT dita e ndeshjeve/ Skënderbeu për fitore në Fier. Pogradeci sfidon Besën. Laçi për fitore në Peshkopi!
top of page

SOT dita e ndeshjeve/ Skënderbeu për fitore në Fier. Pogradeci sfidon Besën. Laçi për fitore në Peshkopi!

  • 5 minutes ago
  • 1 min read

Java e 26-të e kategorisë së parë, do të rikthehet sot, teksa të 6-të ndeshjet e planifikuara do të luhen sërish në të njëjtën orë dhe në të njëjtën ditë.


Qysh javën që kaloi Federata e Futbollit ka vendosur që sfidat të luhen në të njëjtën orë, për të mos pasur tolerime dhe në këtë mënyrë java e 26-të është vendosur që të luhet e gjitha ditën e sotme dhe ndeshjet do të startojnë në orën 15:00.


Tre skuadrat e kreut këtë javë do të luajnë në transfertë, ndërkohë që sfida e parë do të jetë ajo mes Apolonisë dhe Skënderbeut. Bardhekuqtë do të gjëjnë një Apoloni që i duhen pikët, pasi rrezikon fundin, por Skënderbeu ka vetëm një alternativë dhe nuk mund të falë as fierakët që do të luajnë në shtëpinë e tyre.


Nga ana tjetër Laçi luan një transfertë të vështirë në Peshkopi ku e pret Korabi, ndërkohë që pogradecarët e vendit të tretë do të luajën në Luz ndaj Besës.


Edhe takimet e tjera janë interesantë dhe pritet të ketë “luftë” sportive, teksa Burreli do të përballet me Kukësin, Iliria pret Kastriotin dhe sfida e fundit do të jetë ajo midis Lushnjës dhe Lutëtarit.

 

Më poshtë sjellim të gjitha përballjet e kësaj jave të 26-të: 


JAVA 26

14 mars 2026 (SOT)

 

ORA 15:00 Apolonia-Skënderbeu


ORA 15:00 Besa-Pogradeci

 

ORA 15:00 Burreli-Kukësi


ORA 15:00 Iliria-Kastrioti

 

ORA 15:00 Korabi-Laçi

 

ORA 15:00 Lushnja-Luftëtari

“KORÇA BOOM”


bottom of page