Tefik Osmani pranë Flamurtarit, kuqezinjtë ndryshojnë drejtimin sportiv
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Artim Pollozhani nuk është më drejtor sportiv i Flamurtarit. Shkarkimi i tij ka ardhur së fundmi, në një moment kur kuqezinjtë ende nuk kanë bërë lëvizje të rëndësishme në merkaton e dimrit.
Kandidati kryesor për ta zëvendësuar është Tefik Osmani, ish-drejtues i merkatos te Vllaznia. Mësohet se Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin Sinan Idrizi, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë qartësi rreth emërimit.
Merkato është hapur dhe Flamurtari duket gati për vendime të rëndësishme në prapaskenë. Zhvillime të reja priten shumë shpejt.
"KORCA BOOM"



















