top of page

“Temperatura deri minus 1 gradë”, si do jetë moti në ditët në vijim?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 18 hours ago
  • 1 min read

Meteorologia Lajda Porja, tregoi më shumë, në lidhje me motin, që pritet të jetë në vijim në vendin tonë.


Ajo tha se në mbarë territorin e vendit do ketë reshje shiu dhe nuk përjashtoi dhe mundësinë e borës në zona malore. Sipas saj, temperaturat do të zbresin deri në minus 1 gradë celsius minimumi. Por, meteorologjia shtoi se që nga e marta e javës së ardhme, do të ikë dhe masa e ftohtë.


Meteorologia Lajda Porja: Në zonat qendrore nuk do ketë shumë probleme, përjashtuar Durrësin. Do ketë reshje edhe në jug të vendit, në Fier, Vlorë dhe në Gjirokastër të shtunën.


Ka dobësim të reshjeve të dielën. Situata më problematike do jetë sonte gjatë natës për veriun dhe e shtuna do jetë problematike situata në pjesën më të madhe të territorit.


Sot është një ditë e ngrohtë. Nesër në mbrëmje do depërtojë një masë e ftohtë, do jetë kështu për 2-3 ditë.


Të shtunën në zona malore do kemi reshje bore. Termometri do zbresë deri në minus 1 gradë. Ndryshon situata duke nisur nga e marta. Masa e ftohtë nuk do qëndrojë shumë gjatë./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page