Temperatura deri në 22 gradë, si parashikohet moti për ditën e dielë
- 4 days ago
- 1 min read
Territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme gjatë ditës së diel.
Paraditja do të karakterizohet nga kthjellime të shoqëruara me vranësira mesatare. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, vranësirat do të shtohen kryesisht në zonat malore, ku në disa raste do të bëhen të dendura. Në këto zona priten reshje shiu me intensitet të ulët dhe të shpërndara.
Pasdite vonë dhe në mbrëmje, moti do të përmirësohet gradualisht, duke sjellë kthjellime në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Në zonat bregdetare, malore dhe në lugina, herë pas here do të ketë forcim të erës deri në 17 m/s. Deti do të paraqitet me valëzim të forcës 3 deri në 4 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale parashikohen si më poshtë:
Ne bregdet 9/22 gradë celcius
Në vendet e ulëta 7/22 gradë celcius
Në vendet malore 2/16 gradë celcius
“KORÇA BOOM”
















