top of page

Temperatura deri në 25°C, si parashikohet moti për ditën e mërkurë

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Shqipëria pritet të përballet me kushte të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së mërkurë, 29 prill, ku sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) nuk parashikohen reshje në asnjë qark të vendit.


Sipas buletinit zyrtar për rreziqet natyrore, reshjet e dobëta që priten gjatë pasdites së të martës në disa qarqe nuk do të vijojnë në ditën pasardhëse.


Moti parashikohet i kthjellët dhe pa reshje në të gjithë territorin.


Temperaturat e ajrit do të mbeten në vlera pranverore, me luhatje të lehta sipas zonave gjeografike:


Në zonat bregdetare: nga 12°C deri në 24°C


Në zonat e ulëta: nga 10°C deri në 25°C


Në zonat malore: nga 7°C deri në 22°C


Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë gjithë ditës, pa krijuar probleme të dukshme. Sipas hartës së publikuar nga IGJEO, niveli i rrezikut nga fenomenet natyrore, përfshirë përmbytjet apo rrëshqitjet e tokës, paraqitet i ulët deri inekzistent në të gjithë vendin për periudhën 28–29 prill.

“KORÇA BOOM”


bottom of page