top of page

Temperatura deri në 41 gradë, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Jun 19
1 min read

Moti javën e ardhshme protet të jetë me kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme.


Sinoptikani Elvi Jahaj u shpreh se temperaturat do të ndihen deri në 41 gradë, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut në zonat kodrinore dhe malore.


“Për fillim e javës së ardhshme do të kemi kushte të qëndrueshme, mot të kthjellët, por nuk përjashtohen vranësirat në ditën e martë e të mërkurë. Këto do të shoqërohen me reshje shiu në relievet kodrinore dhe malore.


Ndërkohë ditën e sotme pritet që temperaturat të shkojnë 36/37 gradë, ashtu edhe për ditët në vijim.


Sa i përket vlerave minimale në mëngjes, do të kenë rritje minimale deri në 24 gradë, pra netë tropikale.


Ditën e martë dhe të mërkurë, vlerat do të ndihen deri në 41 gradë.


Era do të fryjë kryesisht e lehtë, rreth 4/5 metra për sekondë", u shpreh sinoptikani.

“KORÇA BOOM”


bottom of page