Temperatura të larta/ Zonat malore presin temperatura deri në 27 gradë
- Korca Boom
- 5 days ago
- 1 min read
Kjo fundjavë do të jetë me mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit.
“Pothuajse në të gjithë territorin shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, vranësira të lehta do ketë kryesisht vetëm në skajin verior edhe në skajin veri-verilindor, ku vranësirat do të jenë prezente në pjesën e dytë të ditës. Nuk do të ketë reshje, pra, i gjithë territori do të jetë me diell”, tha sinoptikania Lajda Porja.
Sipas sinoptikanëve temperaturat do të jenë të përshtatshme për të gjithë ata qytetarë që duan të frekuentojnë bregdetin.
“Zonat malore presin temperaturat deri në 27 gradë. Bregdeti do të luhatet nga 19 gradë minimalet deri në maksimalet 31, 32 gradë Celsius. Dhe temperaturat më të larta, të cilat do t’i afrohen vlerës 34 gradë ose lehtësisht mbi këtë vlerë do të jenë disa qarqe të Shqipërisë, dhe pikërisht në qarqet Elbasan, Berat, Gjirokastër, në Fier, ku presim vlerat më të larta për sa i përket fundjavës.”
Prezente do të jetë dhe era në fundjavë.
“Herë pas here do të jetë një erë mesatare, e cila do të bëjë që deti do të jetë me dallgë dhe jo një det i qetë për të gjithë pushuesit, sidomos për të gjithë ata që shoqërojnë në bregdet dhe fëmijët dhe duhet të kenë pak kujdes, sidomos në brigjet e Jonit deti do të jetë relativisht me dallgë, pothuajse edhe të shtunën edhe të dielën për shkak të prezencës së erës.”
Muaji qershor sipas parashikimeve do të jetë një muaj i ngrohtë me temperatura 3-4 gradë mbi vlerat mesatare mujore.
“KORÇA BOOM”
