top of page

Tension i lartë në Avokatin e Popullit, letra që trondit Kuvendin

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një situatë e tensionuar është raportuar brenda institucionit të Avokati i Popullit, ku një grup punonjësish kanë adresuar një shkresë zyrtare drejt Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe drejtuesve të komisioneve parlamentare, përfshirë Jorida Tabaku, Fatmir Xhafaj dhe Ulsi Manja.


Në letrën e dorëzuar më 7 maj, punonjësit pretendojnë se në institucion është krijuar një klimë e rënduar pune nën drejtimin e Endri Shabani, duke ngritur akuza për vendimmarrje të kontestuara, pezullime pa argumentim dhe ndryshime të stafit jashtë procedurave të zakonshme të shërbimit civil.


Sipas denoncimit, pezullimi i zëvendësdrejtuesit të institucionit cilësohet si një veprim që ka sjellë destabilizim të brendshëm, ndërsa punonjësit flasin për presion të vazhdueshëm psikologjik dhe urdhra që, sipas tyre, nuk përputhen me legjislacionin në fuqi.


Në shkresë ngrihet gjithashtu shqetësimi se institucioni ka humbur fokusin nga trajtimi i ankesave të qytetarëve dhe prodhimi i rekomandimeve, ndërsa dosjet e qytetarëve raportohet se janë mbledhur pa u trajtuar në kohë.


Po ashtu, denoncuesit shprehin shqetësim për çorganizim në disa sektorë, përfshirë edhe ato që lidhen me të drejtat e fëmijëve, si dhe për mënyrën e administrimit të të dhënave sensitive të qytetarëve.


Deri tani nuk ka një reagim zyrtar të detajuar nga drejtimi i institucionit lidhur me këto pretendime.

“KORÇA BOOM”


bottom of page