"Tentakulat" e Ajola Xoxës deri tek inceneratorët
- Korca Boom
- Aug 4, 2025
- 4 min read
Ajola Xoxa na ka treguar se si arti përdoret si mekanizëm për korrupsion dhe pastrim parash, përmes skemave që ka ndërtuar me OJF-të e saj. CNA ka sjellë, përmes denoncimeve dhe investigimeve, skemat e pastrimit të parave dhe të korrupsionit të bërë nga dyshja Veliaj-Xoxa dhe vijon ende të zbulojë detaje që tregojnë se kryebashkiaku dhe bashkëshortja e tij janë të zhytur thellë në korrupsion dhe afera. Në vendimin e SPAK-ut, CNA ka gjetur një tjetër detaj të aferave ku është përfshirë Ajola Xoxa. Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar i ka shtrirë “tentakulat” deri tek inceneratori i Tiranës, përmes lidhjeve të OJF-ve të saj me kompanitë e inceneratorit.
Detaji u evidentua në dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili gjatë deklaratës së tij para hetuesve tha se “MEG Albania”, kompani që operonte në fushën e mbetjeve, i ishte referuar nga Ajola Xoxa dhe Klotilda. Pas skemës që zbuloi hallkat e zinxhirit Ajola Xoxa-Erion Veliaj-“MEG Albania”-inceneratori i Tiranës, CNA solli lidhjen e dytë të bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj me kompaninë e inceneratorit të Tiranës.
Fakte dhe detaje të rëndësishme po dalin në dritë pas hetimeve të thelluara që SPAK-u ka kryer për Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn, çiftin e përfshirë në skema korruptive dhe pastrim parash.
CNA zbuloi dëshminë e shtetasit Erald Ismaili, i cili gjatë deklaratës së tij para hetuesve ka nxjerrë në pah ?tentakulat? e Ajola Xoxës që e çojnë deri te landfilli i Sharrës.
Këto nuk do të mundeshin kurrë në rast se Erion Veliaj do të ishte një qytetar i thjeshtë dhe jo deputet i Qarkut Gjirokastër apo kryebashkiak i Tiranës.
Erald Ismaili ka shpjeguar se ?MEG Albania?, kompani që operonte në fushën e riciklimit dhe mbetjeve, i ishte referuar nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa, dhe Klotilda Bushka.
Sipas deklarimeve të Erald Ismailit, Vladimir Fezga, i cili ishte dhe pronari i ?MEG Albania?, kompani që vinte nga zona elektorale e Veliajt, kishte shkuar në zyrën e Ajola Xoxës për të hapur biznes në as më pak e as më shumë se në landfillin e Sharrës.
Fezga kishte shkuar në zyrën e Ajolës për të marrë leje mjedisore të tipit B.
Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë ?MEG Albania? kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar.
Për rastin e shoqërisë? MEG Albania?, Erald Ismaili shpjegoi se kjo kompani i ishte referuar nga Ajola dhe Klotilda.
Klienti Vladimir Fezga kishte ardhur në zyrën e Ajolës për të hapur biznes në landfillin e Sharrës dhe për të marrë leje mjedisore të tipit B. Ai kishte përgatitur dokumentacionin, kishte siguruar ekspertin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe kishte bërë aplikimin në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Pas marrjes së lejes, ai mbante mend se aktiviteti i shoqërisë ?MEG Albania? kishte filluar, por nuk kishte informacion se sa kishte vazhduar?, thuhet në vendimin e SPAK-ut.
Në landfillin e Sharrës regjistrohet vrasja nga pakujdesia e Ardit Gjoklajt që u mbajt e fshehtë dhe u mohua publikisht në media nga zyrtarët e Bashkisë Tiranë.
Në 7 gusht 2016, u gjet i pajetë trupi i 17-vjeçarit. Ardit Gjoklaj ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë ?3R? sh.p.k. në Sharrë, ndërsa familjarët rrëfenin se 17-vjeçari po punonte për të siguruar paratë për librat dhe shkollën.
Pa u mbyllur ende plaga që ende rrjedh gjak e vrasjes së Ardit Gjoklajt, në vitin 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shoqëria ? MEG Albania?, me pronar Vladimir Fezgën, regjistron adresën dytësore në landfillin e Sharrës.
Shoqëria? MEG Albania? u pajis me leje mjedisi për të kryer riciklimin e mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës, vetëm dy muaj pasi kjo kompani kishte nisur punën.
Vladimir Fezga dhe kompania e tij? Meg Albania?, përfituan nga Veliaj kontratën për riciklimin e mbetjeve në Sharrë.
Ajola Xoxa asistonte kompaninë ?Meg Albania?, përgatiti dokumentet për kompaninë që të merrte biznesin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, vetëm pak muaj pas vrasjes së Ardit Gjoklajt, në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte bashkëshorti i saj, Erion Veliaj.
Në deklaratën e tij shtetasi Erald Ismaili e ka shprehur qartë që ai ishte vetëm një emër formal dhe të gjitha veprimet bëheshin nga Ajola Xoxa.
Pas kompanisë ?MEG Albania? është krijuar kompania ?ECO Tirana? dhe ?ECO Recycling?.
Tashmë Vladimir Fezga, që menaxhonte impiantin e riciklimit në Sharrë pas vrasjes së Ardit Gjoklajt, do të ishte edhe në shoqërinë ?ECO Recycling?.
Në vitin 2017 firmoset kontrata koncesionare për trajtimin e mbetjeve dhe ndërtimin e inceneratorit në Qarkun e Tiranës për 30 vite.
Kontrata u bë efektive në 2018 dhe ?Integrated Energy BV SPV? mori në dorëzim të gjithë landfillin e Sharrës dhe Vladimir Fezga u bë i panevojshëm.
Për këtë arsye ?MEG Albania? mbylli adresën dytësore në Sharrë dhe shiti aksionet që zotëronte në kompaninë ?ECO Recycling?.
Aksionet e ?MEG Albania? i bleu kompania e inceneratorit të Tiranës ?Integrated Energy BV SPV?.
Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, në detyrë kryebashkiak i Tiranës, shfaqen qartë në asistencën e një kompanie për t?u futur në landfillin e Sharrës dhe më pas për t?i shitur aksionet te kompanitë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.
Dhe sërish gjithçka kalon në skemat e kompanive të Ajola Xoxës që ? shkëlqyen? me ardhjen e Erion Veliajt në pushtet.
Skema shkon nga Ajola tek Erioni, në zonën e tij elektorale, më pas në Bashkinë e Tiranës te landfilli i Sharrës për të përfunduar te grupi i strukturuar kriminal i inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.
Më poshtë, CNA po sjell skemën, e cila tregon qartë zinxhirin e krijuar.
Pra, ashtu siç e pasqyruam më lart, kjo është hallka që çon direkt apo indirekt Ajola Xoxën te landfilli i Sharrës, pasi ka asistuar kompaninë ?MEG Albania?, si dhe ka përgatitur dokumentet që ajo të ishte kompania që do të merrej me mbetjet në landfillin e Sharrës.
Kjo kompani më pas përfundoi në duart e njerëzve të inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilësuar si grup i strukturuar kriminal, si dhe të dënuar për një nga skemat më korruptive të më shumë se 30 viteve të fundit./ CNA
“KORÇA BOOM”



















