top of page

Tenton të hidhet nga kati i tretë i banesës, ndërhyn policia

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një grua e moshuar rreth moshës 80 vjeç në Vlorë ka mbyllur derën e banesës së ku jeton e vetmuar dhe ka dalë në ballkonin e shtëpisë, duke kërcënuar se do të hidhet.


Ngjarja ndodhi në lagjen Pavarësia 3, ku e moshuara prej minutash qëndroi në ballkonin e shtëpisë në katin e tretë dhe kërcënoi që do të hidhet.


Kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse në vendngjarje. Një efektiv i zjarrfikëses është ngjitur me shkallë në banesën e të moshuarës dhe për ta bindur të zbresë poshtë.


E moshuara dyshohet se vuan nga probleme të sklerozës. Nipi i saj ka shkuar dhe ka hapur derën e banesës së bashku me efektivin e zjarrfikëseve dhe e moshuara po merr ndihmën mjekësore./ Top Channel


"KORÇA BOOM"



bottom of page