Terror në mes të ditës: Dy të rinj rrëmbejnë dhe mbajnë peng një 56-vjeçar, policia në ndjekje për kapjen e autorëve të dyshuar
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Dy të rinj janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë mbajtur peng një 56-vjeçar në Kamzë për disa orë brenda një banese.
Sipas policisë, autorët e dyshuar, me inicialet E. Z. dhe E. N., të dy 28 vjeç, dyshohet se kanë kryer pengmarrjen për shkak të një konflikti me djalin e të rrëmbyerit.
Në njoftimin zyrtar thuhet:“Efektivët shpallën në kërkim shtetasit E. Z., 28 vjeç, dhe E. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë, për disa orë, një 56-vjeçari, për shkak të një konflikti që kishin me djalin e tij.
Punohet për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të rastit.”
“KORÇA BOOM”
