top of page

Teuta fiton triangolaren në Korçë/ Ja rezultatet e turneut ndërkombëtar në stadiumin “Skënderbeu”

  • 58 minutes ago
  • 1 min read

Ditën e djeshme është luajtur triangolarja ndërkombëtare për veteranë në qytetin juglindor të Korçës, teksa pjesëmarres ishin dy ekipe nga Shqipëria, Skënderbeu dhe Teuta dhe skuadra greke e Kosturit.


Në fund të triangolares fitues është shpallur Teuta e Durrësit, skuadër që me meritë ka mposhtur dy ekipet e tjera dhe ka fituar trofeun e këtij turneu që dhuroi emocione të forta në stadiumin “Skënderbeu”.


Për skuadrën bardhekuqe janë rikthyer në fushë emra të mirënjohur që padiskutim kanë nostalgji të madhe në lojën e këmbës dhe të tre ekipet kanë bërë paraqitje të mira në fushë.


Skënderbeu që luajti në shtëpi nuk arriti të fitonte asnjë nga të dy përballjet, por që turneu i zhvilluar bashkoi breza të tërë lojtarësh me një fair-play dhe me cilësi të madhe brenda, pavarësisht moshës.


Suskese të tre skuadrave pjesëmarrëse.


REZULTATET E TRIANGOLARES:


Teuta-Kosturi 2-0

Kosturi-Skënderbeu 2-1

Skënderbeu-Teuta 0-1


FITUES: Teuta

“KORÇA BOOM”


bottom of page