Thirrje për ndihmë/ Mbeti i bllokuar në banesën e tij, policia ndërhyn për shpëtimin e 77-vjeçarit
- 3 hours ago
- 1 min read
77-vjeçari, Përparim Zeneli ka mbetur i bllokuar në banesën e tij në lagjen Grancisë, të qytetit të Gjirokastrës.
Thirrjet e tij për ndihmë kanë vënë në alarm komshinjtë, të cilët kanë lajmëruar urgjencës dhe efektivët e policisë. Këta të fundit kanë shkuar në vendngjarje për të nxjerrë nga banesa të moshuarin.
Mësohet se 77-vjeçari ka rënë në dysheme, në kushte ende të pazbardhura, dhe në pamundësi për t’u çuar, kërkoi ndihmë.
Gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë e rëndë.
“KORÇA BOOM”
















