Thriller ne Greqi, gruaja varros nënën në stallën e banesës për të përfituar pensionin
- Korca Boom
- Sep 21
- 1 min read
Një rast i frikshëm u zbulua në Greqinë Qendrore, ku një grua e kishte varrosur nënën e saj për disa vite, në një fshat në Viotia nw stallwn e banesws, për të marrë pensionin e saj!
Gruaja 62-vjeçare, e cila ishte menaxhere në një Qendër Shëndetësore të Edukimit, i tha policisë se nëna e saj e moshuar kishte probleme me lëvizshmërinë dhe ndërroi jetë nga shkaqe patologjike në shtëpinë e tyre në vitin 2023, në moshën 91 vjeç.
Megjithatë, për shkak se po përballej me probleme financiare, ajo e fshehu vdekjen e saj në mënyrë që të vazhdonte "të merrte pagesën e paaftësisë dhe pensionin e saj" dhe e varrosi në një stallë, pranë shtëpisë, me ndihmën e një të huaji.
Që nga vera e vitit 2023, kur ndodhi incidenti, gruaja e moshuar nuk ishte parë askund në fshat dhe me këtë rast, një kallëzim iu drejtua prokurorit të Tebës, i cili nisi hetimin.
Të shtunën, 62-vjeçarja paraqiti një grua tjetër të moshuar që kishte një problem shëndetësor si nënë të saj, por më pas i zbuloi policisë se e kishte varrosur nënën e saj të vërtetë pranë shtëpisë me ndihmën e një burri, emrin e të cilit nuk e bëri të ditur. Më pas, në prani të një oficeri gjyqësor, u krye një zhvarrim gjatë të cilit u gjet një skelet njerëzor i mbuluar me çarçafë. Ajo
pritet të çohet në prokurorin e Tebës brenda ditës, ndërsa është urdhëruar një dosje kundër saj për shkelje të neneve mbi "mosnjoftimin e zbulimit të një personi të vdekur", "dëshminë e rreme", "vrasjen nga pakujdesia" dhe "mashtrimin".
“KORÇA BOOM”



















