Tirana fiton 2-1 ndaj Skënderbeut pas 120 minutash lojë
- Korca Boom
- 18 hours ago
- 1 min read
Tirana siguroi fitoren ndaj Skënderbeut në një ndeshje dramatike që u vendos vetëm në minutat e fundit të kohës shtesë. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh në minutën e 41-të me Mysloviç, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale.
Skënderbeu reagoi vonë, por me sukses, duke barazuar rezultatin në minutën 90+1 me golin e Janaqit, çka e çoi ndeshjen në shtesë. Kur gjithçka po shkonte drejt penalltive, ishte Tare ai që shënoi golin vendimtar në minutën e 116-të, duke i dhënë Tiranës një fitore shumë të rëndësishme.
Një ndeshje e luftuar deri në fund, me emocione të forta dhe ritëm të lartë, ku Tirana tregoi më shumë qetësi në momentet vendimtare.
"KORCA BOOM"



















