top of page

Tirana-Skënderbeu rikthehet pas 1 viti/ Bardhekuqtë e nisin vitin në kryeqytet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 29, 2025
  • 1 min read

Skënderbeu tashmë dihet që ndodhet me pushime dhe është duke pritur datën 3 janar, që do të jetë edhe data e startit të përgatitjeve dimërore. Të gjithë atë ditë do të jenë në resortin “Tropikal” dhe në këtë mënyrë Skënderbeu do të nisë rrugëtimin e vitit jashtë shtëpisë së vet.


Kjo për vetë faktin se në datën 10 janar në orën 13:00 pritet të luhet ndeshja e Kupës së Shqipërisë dhe shorti përballë Skënderbeut në turin e dytë ka vendosur Tiranën.


Nga ato ndeshje që pavarësisht rëndësisë së ndeshjes pritet me shumë interes, pasi sidomos vitet e fundit Tirana dhe Skënderbeu kanë dhuruar emocione të mëdha në fushën e lojës.


Skënderbeu edhe në këtë tur do të kërkojë fitoren për të kaluar në turin tjetër, ndërkohë që Tirana është në krizë në superligë dhe Skënderbeu e gjen në momentin më të keq skuadrën bardheblu.


8 ndeshje luhen në datën 10 janar, midis tyre edhe Pogradeci që ka gjetur Vllazninë në Shkodër, një sfidë e vështirë për liqenorët.


Më poshtë sjellim të gjitha përballjet e para të vitit të ardhshëm:

 

ÇIFTET E TURIT TË DYTË TË KUPËS SË SHQIPËRISË:

10 janar 2025 Ora 13:00

Tirana – Skënderbeu

Teuta – Vora

Dinamo – Besa

Vllaznia – Pogradeci

Bylis – Laçi

Elbasani – Flamurtari

Partizani – Burreli

Egnatia – Apolonia

“KORÇA BOOM”


bottom of page