Titujt e rinj akademikë, por pa zbatim: Pedagogët kërkojnë drejtësi
- 4 hours ago
- 1 min read
Në 2021, universiteti i arteve fitoi status të veçantë si institucion i arsimit të lartë me profil artistik, me vendim të këshillit të ministrave.
Në 2024, senati akademik i universitetit miratoi vendimet për promovimin akademik të stafit, duke i dhënë një pjese të pedagogëve tituj të rinj, përfshirë titullin “Profesor i Asociuar në Arte”. Megjithatë, sipas pedagogëve, këto vendime nuk janë zbatuar as në aspektin financiar, as në atë administrativ.
Josif Gjipali, tenor dhe pedagog në universitetin e arteve, deklaron:
“Përfaqësia e asamblesë së stafit akademik të universitetit të arteve shpreh shqetësimin e thellë lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të senatit akademik, që, pavarësisht vendimit, nuk ka gjetur zbatim të plotë institucional.”
"KORCA BOOM"
















