top of page

Tjetër aksident! Automjeti përplaset me bagëtitë e imëta, shoferi në gjendje të rëndë

  • 40 minutes ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Tragjasit, në Vlorë, ku një automjet është përplasur me disa bagëti të imta që ndodheshin në rrugë.


Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page