top of page

Tjetër tërmet i fortë me magnitudë 4.9 ballë i shkallës Rihter

  • Dec 8, 2025
  • 1 min read

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë i shkallës Rihter ka goditur Antalya në Turqi.


Sipas informacionit në faqen e internetit të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave ( AFAD ), një tërmet me magnitudë 4.9 ballë u regjistrua në orën 3:31 të mëngjesit me epiqendër në Konyaaltı.


Tërmeti sipas llogaritjeve të fundit u regjistrua në një thellësi prej 20.75 kilometrash. Një tjetër lëkundje pasuese me magnitudë 3.6 ndodhi në rajon po atë ditë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page