TRAGJEDI/ 60-vjeçari ndërron jetë në pritje të analizave
- 17 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën brenda ambienteve të një laboratori mjekësor në rrugën “Reshit Petrela”.
Sipas informacionit paraprak, burri me inicialet H. M. kishte shkuar në laborator për të kryer disa analiza rutinë, por ndërsa po priste, u ndje keq dhe ndërroi jetë në vend.
Burime zyrtare bëjnë me dije se emri i laboratorit nuk është bërë publik nga autoritetet. Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, është njoftuar policia dhe shërbimet e emergjencës, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak. Autoritetet po vijojnë hetimet për të konfirmuar shkaqet e sakta të ndarjes nga jeta të 60-vjeçarit.
"KORCA BOOM"
















