Tragjedi në heshtje, babë e bijë gjenden pa jetë brenda makinës
- 6 days ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë–Kakarriq, ku si pasojë kanë humbur jetën një baba dhe vajza e tij, pasi automjeti me të cilin udhëtonin përfundoi në një kanal me ujë.
Sipas të dhënave paraprake, viktimat punonin në kampin e emigrantëve në Gjadër dhe po ktheheshin në shtëpi pas përfundimit të punës.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së 25 prillit, por ngjarja nuk është konstatuar menjëherë, pasi automjeti ka mbetur i fshehur në kanal.
Alarmin e kanë dhënë familjarët, të cilët, pasi nuk kanë arritur të lidhen me ta, kanë nisur kërkimet. Më pas, gjatë patrullimeve në zonë, policia ka gjetur automjetin e përmbysur në kanal, si dhe trupat e pajetë të babait dhe vajzës brenda tij.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ka çuar në daljen nga rruga dhe rënien në kanal.
Ndërkohë, në vend janë raportuar edhe aksidente të tjera rrugore, disa prej tyre me pasoja fatale, duke rikthyer shqetësimin për sigurinë në rrugë.
“KORÇA BOOM”
















