top of page

Tragjedi në rrugë, dy gra nuk i mbijetojnë aksidentit

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë tragjike ka ndodhur në zonën e Afantou, në Rhodes, ku dy gra humbën jetën pas një përplasjeje të fortë mes dy automjeteve.

Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi pranë supermarketit Panagiotas, në një segment rrugor me qarkullim të dendur. Njëra prej makinave po lëvizte në drejtim të Rodosit për në Lindos, kur për arsye ende të paqarta, u përplas dhunshëm me një automjet tjetër.


Përplasja ishte aq e fortë sa njëri prej mjeteve u përmbys, duke lënë të bllokuara brenda dy gratë që udhëtonin në të. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën forca të shumta të policisë, ambulancat e EKAB dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët ndërhynë për të nxjerrë personat e bllokuar nga automjeti.


Zjarrfikësit punuan për të liruar dy gratë, të cilat u gjetën pa ndjenja në mjetin e përmbysur. Ato u transportuan me urgjencë drejt spitalit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra.


Në total, tre persona u dërguan në spital nga ekipet e emergjencës, ndërsa shoferi i automjetit tjetër raportohet se ka mbetur i plagosur rëndë. Autoritetet greke po hetojnë shkaqet e aksidentit të rëndë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page