top of page

Tragjedi në shkollë/ Ndërron jetë papritur mësuesja 57-vjeçare

  • 13 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë fillore në fshatin Çreshevë të Shkupit, ku një mësuese 57-vjeçare ka humbur jetën gjatë orarit të punës.


Sipas informacioneve të autoriteteve, më 9 qershor 2026, rreth orës 11:35, është raportuar se V.Gj. (57), mësuese në shkollën fillore të fshatit, ka pësuar një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore.


Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, por mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas të dhënave paraprake, në trupin e mësueses nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.


Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, i cili do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Autoritetet po vijojnë procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page