top of page

Ngjarje e rëndë në Gështenjas, aksident rrugor me të lënduar

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar pak çaste më parë në afërsi të fshatit Gështenjas, në aksin nacional Pogradec–Korçë.


Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i lënduar si pasojë e ngjarjes dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e përplasjes. Gjendja shëndetësore e të lënduarit nuk është bërë ende e ditur.

“KORÇA BOOM”


bottom of page