Aksident i rëndë me motor, një i lënduar në spital
- 9 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë me motor është regjistruar këtë pasdite në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen shëndetësore të të lënduarit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















