top of page

TRAGJEDIA/ Dalin fotot e çiftit të sapomartuar që humbën jetën; 26-vjeçarja shtetase italiane

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Mësohet se të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate, kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një bordurë betoni.


Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:22 të kësaj të mërkure, në rrugën dytësore në Manzë të Durrësit.


Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, Kleo Vrioni, 25 vjeç, dhe dy pasagjerët, Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç, njofton Policia.


Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, dhe shtetasja italiane Sara Brugentelli ishin martuar vetëm pak ditë më parë.


Çifti ndodhej në automjetin tip BMW kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin, duke humbur kontrollin e mjetit dhe u përplasur me një strukturë betoni. Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.


Në aksident mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

"KORÇA BOOM"


bottom of page