top of page

Goditën shefin e Krimeve, gjykata merr vendimin

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për bodigardët e një klubi nate në Sarandë, të dyshuar për dhunën ndaj Shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Sarandës, Mateo Bakalli.


Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në një prej ambienteve të njohura të qytetit, ku disa persona, mes tyre edhe pjesëtarë të sigurisë, ishin përfshirë në një konflikt dhe po dhunonin disa qytetarë.


Në momentin e ngjarjes, Bakalli, i cili është prezantuar si shef i Krimeve, ka ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë personave që po dhunoheshin.


Gjatë ndërhyrjes, efektivi është sulmuar edhe vetë dhe është goditur nga disa persona.


Pas hetimeve për ngjarjen, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për bodigardët e dyshuar për sulmin ndaj punonjësit të Policisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page