top of page

TRAGJIKE/ Lajmi i zi trondit Superligën shqiptare, ndërron jetë futbollisti

  • 21 hours ago
  • 1 min read

Një aksident me makinë i mori jetën në mënyrë tragjike Fatjon Bunjakut. Futbollisti i Elbasanit ndërroi jetë sot pas mesnate, ndërsa ishte duke ecur në aksin Prishtinë-Mitrovicë.


“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku.


Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, shkruhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrisë.

"KORÇA BOOM"


bottom of page