top of page

TRAGJIKE NË MALIQ/ Gjendet i pajetë në banesë një person, detajet e para

  • Jun 3
  • 1 min read

Një person është gjetur i pajetë në banesë në fshatin Libonik të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima është rreth 60 vjeç dhe jetonte prej rreth 1 muaji me vëllanë e tij, i cili kishte ardhur nga jashtë për të qëndruar pak kohë.


Ka qenë vëllai që e ka konstatuar në mëngjes dhe i ka kërkuar komshiut të njoftonte ambulancën e policinë.


Nga kqyrja paraprake e trupit nuk raportohen shenja dhune ndërsa do të jetë ekspertiza që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.


Policia ka nisur veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./ Blog

“KORÇA BOOM”


bottom of page