Tre data të mundshme për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të kryetarit
- Korca Boom
- Sep 25, 2025
- 1 min read
Dita e sotme shënoi një akt procedural përfundimtar për shkarkimin e kryetarit të mëparshëm të bashkisë, Erion Veliaj, i cili nuk është më në detyrë pas votave të socialistëve në Këshillin Bashkiak, ku u bashkuan edhe votat e opozitës.
Tani, qeveria do dërgojë vendimin për vendin vakant te Presidenti Bajram Begaj, i cili ka detyrimin të shpallë datën për zgjedhjet lokale.
Nëse procedura përfundon brenda javës së ardhshme, Presidenti Begaj do të shpallë një datë zgjedhjesh në periudhën nga 1 deri më 16 nëntor.
Tre datat e mundshme për zgjedhjet janë: 2 nëntor, 9 nëntor dhe 16 nëntor.
“KORÇA BOOM”



















