top of page

Aksident tragjik në Itali, ky është 20-vjeçari shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën (FOTO)

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar. Viktima është identifikuar si Klaudio Gjoka, 20 vjeç, nga Lezha banues në Itali. Sipas mediave vendase, ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën e Rrugës Shtetërore 589, Saluzzo–Barge, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë së Stafardës.


Shkak i aksidentit ishte një përplasje e fortë mes një kamioni dhe një automjeti tip “Audi”, që drejtohej nga i riu shqiptar. Përplasja rezultoi fatale për 20-vjeçarin, ndërsa pas ngjarjes rruga u mbyll për disa orë, duke shkaktuar trafik dhe kaos të madh në zonë, ndërkohë që autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“KORÇA BOOM”


bottom of page