Tre raste të ndryshme në qarkun e Korçës: 23-vjeçari godet një të ri, 35-vjeçarja procedohet për dhunë ndaj bashkëshortit dhe dy persona konfliktohen për pronën
- 5 days ago
- 1 min read
Policia në qarkun e Korçë ka referuar në Prokurori disa raste të ndryshme që kanë ndodhur gjatë orëve të fundit, ku janë përfshirë konflikte fizike dhe dhunë në familje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit E. A., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një 27-vjeçar.
Ndërkohë, specialistët e Komisariati i Policisë Pogradec kanë nisur procedim penal ndaj shtetases E. V., 35 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Kolonjë kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasit K. S., 64 vjeç, banues në Ersekë dhe Y. R., 54 vjeç, banues në fshatin Shtikë. Dyshohet se ata janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive pronësie.
Gjatë kontrolleve të kryera nga policia, në një stallë në pronësi të shtetasit Y. R. u gjet edhe një armë gjahu që mbahej pa leje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rasteve.
"KORCA BOOM"















