top of page

Tregu imobiliar në lëvizje “shpërthen” çmimi në zonat elitare të Korçës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 minutes ago
  • 1 min read

Çmimet e banesave në qytetin e Korçës po shfaqin një kontrast të theksuar mes zonave qendrore dhe atyre periferike. Sipas të dhënave më të fundit, në zonën e parë të bashkisë Korçë, që përfshin qendrën dhe lagjet më të kërkuara, çmimi mesatar i një metri katror banese ka arritur deri në 70.000 lekë.- 110.000 lekw


Ndërkohë, në të njëjtin qark, zona e Kolonjës mban çmimin më të ulët në tregun e pasurive të paluajtshme, me një mesatare prej 31.300 lekësh për metër katror. Diferenca e çmimeve reflekton jo vetëm nivelin e zhvillimit urban, por edhe interesin e investitorëve dhe blerësve, i cili është i përqendruar kryesisht në qytet.


Ekspertët e tregut imobiliar theksojnë se kërkesa për prona në Korçë është në rritje, veçanërisht për apartamente të reja dhe banesa afër qendrës. Rritja e investimeve në infrastrukturë dhe zhvillimi i turizmit po ndikon ndjeshëm në çmimet e tregut.


Nga ana tjetër, zona të tilla si Kolonja ofrojnë mundësi më të përballueshme për blerësit që kërkojnë alternativa më ekonomike për shtëpi në juglindje të vendit. Megjithatë, kufizimet në infrastrukturë dhe mungesa e projekteve të mëdha zhvilluese mbeten faktorë që ndikojnë në stabilitetin e çmimeve në këto zona

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page