top of page

Tronditje në “Parc des Princes”, ndërhyrja h*orror e Luis Díaz lë të gjymtuar Hakimin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një përballje dramatike dhe plot emocione është zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Parc des Princes”, ku PSG dhe Bayern Munich dhanë një spektakël të vërtetë futbolli në Champions League. Megjithatë, ndeshja që nisi me gola dhe ritëm të lartë u mbyll mes tensionit, ankthit dhe një episodi të frikshëm në minutat shtesë të pjesës së parë.


Luis Díaz, heroi i pjesës së parë me dopietën e tij, u kthye në protagonist negativ pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Achraf Hakimit. Në një duel të fortë për topin, Díaz hyri me forcë, duke shkaktuar një dëmtim të rëndë te mbrojtësi maroken.


Hakimi mbeti i shtrirë në fushë, duke ulëritur nga dhimbjet, ndërsa pamjet e kyçit të këmbës së tij që përkulet në mënyrë të frikshme ngritën publikun francez në këmbë në heshtje.


Stafi mjekësor i PSG-së ndërhyri menjëherë, por lojtari nuk mundi të vazhdonte lojën dhe u largua nga fusha mes lotësh. Pas rishikimit të episodit me VAR, arbitri nxori kartonin e kuq direkt për Díaz, duke tensionuar edhe më shumë fundin e pjesës së parë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page