Tronditje/ Trajneri që u pa në ndeshjen kundër Shqipërisë ndërron jetë
- Apr 10
- 1 min read
Futbolli në Poloni është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të trajnerit Jaçek Magiera, në moshën 49-vjeçare.
Magiera kishte mbajtur rolin e ndihmëstrajnerit të përfaqësueses së Polonisë që prej korrikut të vitit të kaluar, duke qenë pjesë e stafit teknik në ndeshjet ndërkombëtare.
Si futbollist, ai ka lënë gjurmë të rëndësishme në kampionatin polak, duke fituar dy tituj kampion me Legian e Varshavës, katër Kupa dhe një Superkupë. Gjatë karrierës së tij si mesfushor, ai ka realizuar gjithashtu 25 gola në elitën e futbollit polak.
Më pas, Magiera vijoi karrierën si trajner, duke kontribuar në disa klube të Polonisë dhe së fundmi u bashkua me stafin e trajnerit Jan Urban në kombëtare.
Ai ishte pjesë e pankinës polake edhe në ndeshjet e muajit mars, periudhë në të cilën Polonia përfshiu në kalendar edhe sfida ndërkombëtare, përfshirë përballje të rëndësishme në kualifikime.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar trishtim në komunitetin e futbollit polak dhe më gjerë.
“KORÇA BOOM”
















