Trump paralajmëron Iranin: 48 orë afat për Hormuzin, ose do të godasim centralet elektrike
- 4 hours ago
- 2 min read
Ai paralajmëroi se në rast se Teherani nuk vepron brenda këtij afati, Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin sulme ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, duke synuar fillimisht centralin më të madh elektrik.
Në ditën e 23-të të sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite, presidenti Donald Trump i ka vendosur Iranit një afat të prerë prej 48 orësh për rihapjen e plotë dhe pa kushte të Ngushticës së Hormuzit, një arterie kyçe për transportin global të naftës.
Ai paralajmëroi se në rast se Teherani nuk vepron brenda këtij afati, Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin sulme ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, duke synuar fillimisht centralin më të madh elektrik.
“Nëse Irani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve, pa kërcënime, Shtetet e Bashkuara do të godasin dhe do të shkatërrojnë centralet e tyre elektrike, duke nisur nga më e madhja”, deklaroi Trump.
Ndërkohë, situata në Izrael mbetet e tensionuar pas sulmeve të fundit me raketa nga Irani. Numri i të plagosurve është rritur ndjeshëm në qytetet Arad dhe Dimona.
Sipas të dhënave nga Soroka Medical Center, në Arad janë regjistruar 115 të plagosur, prej të cilëve 9 në gjendje të rëndë. Në Dimona raportohen 60 të lënduar, mes tyre edhe një djalë 12-vjeçar në gjendje kritike.
Situata në Lindjen e Mesme po përkeqësohet ndjeshëm, me një përshkallëzim të ri të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, ku për herë të parë në mënyrë të përsëritur është vënë në shënjestër zona e ndjeshme strategjike e Dimonës.
Në qytetin jugor izraelit, një ndërtesë trekatëshe u shemb pasi u godit nga mbetje të një rakete balistike iraniane të interceptuar, konfirmuan shërbimet izraelite të zjarrfikjes dhe shpëtimit. Ekipet e emergjencës u angazhuan në të paktën 12 zona të ndryshme për kërkim-shpëtim, ndërsa situata mbetet në zhvillim.
Raportimet paraprake flasin për të paktën 20 persona të plagosur lehtë në Dimona, ndërsa numri total i të lënduarve nga sulmet në jug të Izraelit ka arritur në të paktën 39. Në qytetin Arad, rreth 30 persona u plagosën pas një goditjeje të raportuar nga një raketë balistike.
Sipas mediave izraelite, në sulmet ndaj Dimonës mund të jenë përdorur raketa me koka të shumëfishta (cluster), të cilat shpërndajnë municione në një zonë të gjerë dhe e bëjnë më të vështirë interceptimin. Mbetet e paqartë nëse ndërtesa u godit drejtpërdrejt apo nga fragmentet pas neutralizimit në ajër.
Dimona përbën një nga objektivat më të ndjeshëm në Izrael, pasi ndodhet pranë Qendrës Kërkimore Bërthamore në Negev. Ky kompleks konsiderohet gjerësisht si pjesë kyçe e programit bërthamor izraelit, edhe pse Izraeli ndjek politikën e moskonfirmimit. Zona mbrohet nga një sistem i shumëfishtë i mbrojtjes ajrore, çka e bën çdo goditje aty veçanërisht domethënëse në aspektin strategjik.
“KORÇA BOOM”
















