Trupi i gjetur në valixhe alarmon policinë, pas ekspertizës zbulohet se ishte një kukull
- 1 day ago
- 1 min read
Një valixhe e braktisur në anë të një rruge në Australi shkaktoi alarm dhe vuri në lëvizje policinë, pasi fillimisht u dyshua se brenda saj ndodhej trupi i një personi të vrarë.
Por pas hetimeve, autoritetet zbuluan se “viktima” ishte në të vërtetë një kukull.
Valixhja u gjet nga dy persona pranë fshatit Oallen, rreth 230 kilometra larg Sidneit. Të trondituar nga ajo që panë ata njoftuan menjëherë autoritetet. Pamja e kukullës ishte aq bindëse sa policia hapi menjëherë një hetim për vrasje dhe ekspertët mjeko-ligjorë u dërguan në vendngjarje.
Megjithatë, analizat e mëvonshme treguan se nuk bëhej fjalë për mbetje njerëzore. Sipas policisë, kukulla kishte flokë, rroba dhe madje edhe një piercing në hundë. Ajo kishte gjithashtu shenja që ngjanin me mavijosje dhe gërvishtje, çka kontribuoi në keqkuptimin fillestar.
Reagimi i policisë ishte i justifikuar, pasi në raste të tilla çdo dyshim duhet trajtuar me seriozitet maksimal tha zyrtarja e policisë, Linda Bradbury.
Ajo theksoi se të gjitha procedurat hetimore u respektuan dhe se vendi i ngjarjes u trajtua si një skenë e mundshme krimi deri në sqarimin e plotë të rrethanave.
Pas konfirmimit se objekti nuk kishte lidhje me një krim, hetimi u mbyll dhe autoritetet e konsideruan çështjen të përfunduar, shkruan BBC./ Oranews
“KORÇA BOOM”
















