top of page

Tufë bagëtish përplaset nga automjeti në Maliq, pamje të rënda në vendngjarje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 20, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Zvezdë–Zëmblak, në bashkinë e Maliqit, ku një automjet ka përplasur një tufë bagëtish në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, rreth 15 krerë bagëti kanë mbetur të ngordhura në vendin e ngjarjes.


Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz. Shkaqet e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta.


Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe autoritetet përkatëse, të cilat po kryejnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.


Ky aksident ngre sërish shqetësimin për sigurinë rrugore dhe mungesën e kontrollit ndaj bagëtive që lëvizin në rrugët rurale, shpesh pa mbikëqyrje.

“KORÇA BOOM”


bottom of page