TUNDET TOKA/ Lëkundje të forta tërmeti 5 ballë, në orët e para të mëngjesit
- 3 hours ago
- 1 min read
Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter goditi mëngjesin e së shtunës provincën Malatya, në lindje të Turqisë, duke shkaktuar lëkundje që u ndjenë edhe në disa provinca fqinje.
Sipas Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti u regjistrua në orën 06:20 me orën lokale, me epiqendër në rrethin Battalgazi. Lëkundjet u ndjenë gjithashtu në Elazig, Adiyaman, Tunceli dhe Sanliurfa.
Autoritetet turke kanë bërë të ditur se, deri në këto momente, nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme në ndërtesa.
AFAD njoftoi se ekipet e emergjencës janë angazhuar menjëherë në terren për të kryer inspektime dhe për të vlerësuar situatën. Sipas të dhënave paraprake, nuk janë konstatuar pasoja serioze nga tërmeti.
Edhe ministri turk i Mjedisit dhe Zhvillimit Urban, Murat Kurum, deklaroi se deri tani nuk është raportuar asnjë incident i rëndësishëm, ndërsa verifikimet në zonat e prekura vijojnë.
Provinca e Malatyas ishte ndër më të goditurat nga tërmeti katastrofik i shkurtit 2023, fatkeqësi që mori jetën e mbi 53 mijë personave dhe shkaktoi shkatërrime masive në juglindje të Turqisë.
“KORÇA BOOM”
















