top of page

Turneu i ekipeve përfaqësuese rajonale për djem/ Ja rezultatet e Korçës!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Federata e Futbollit po zhvillon turneun e ekipeve përfaqësuese rajonale për djem, për grupmoshat 2013 dhe 2014. Pas ndeshjeve të zhvilluara në Fier dhe Tiranë, janë përcaktuar skuadrat që sigurojnë pjesëmarrjen në fazën finale që do të luhet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, më 6 nëntor.


Në përballjet e zhvilluara në Fier, skuadra e Elbasanit doli fituese, duke mposhtur në finale përfaqësuesen e Fierit me rezultatin 2-0. Këto dy ekipe siguruan pjesëmarrjen në fazën finale në Tiranë.


Rezultatet grupmosha 2014

Fier – Gjirokastër 1-1 (3-1 me penallti)

Elbasan – Korçë 2-1

Fier – Elbasan 0-2

Korçë – Gjirokastër 7-1


Te grupmosha 2013, përfaqësuesja e Fierit mundi 3-1 Korçën, ndërsa të dyja ekipet fituan të drejtën të jenë pjesë e ndeshjeve finale në Tiranë.


Rezultatet grupmosha 2013

Fier – Gjirokastër 3-1

Elbasan – Korçë 0-2

Fier – Korçë 3-1

Elbasan – Gjirokastër 7-0


Në ndeshjet e luajtura në Kamëz, Tirana dhe Durrësi siguruan kualifikimin për fazën finale, pasi arritën rezultatet më të mira në grup dhe fituan ndeshjet përkatëse.


Rezultatet grupmosha 2014 

Tiranë – Shkodër 3-0

Lezhë – Durrës 0-3

Tiranë – Durrës 0-0 (5-3 me penallti)

Shkodër– Lezhë 3-2


Te grupmosha 2013, Tirana dhe Durrësi ishin sërish më të suksesshmet dhe siguruan fazën finale.


Rezultatet grupmosha 2013

Tiranë -Shkodër 3-0

Lezhë – Durrës 0-1

Tiranë – Durrës 3-0

Shkodër – Lezhë 2-3

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page