Skënderbeu dhe Vllaznia bashkë në Angli/ Flamur kuqezi dhe largim me kokën lart nga Europa!
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu U-19 sot e ka ndërprerë rrugëtimin në Europë, pas humbjes 6-0 ndaj Aston Villës U-19.
Me shumë mungesa sot në Angli, Skënderbeu nuk mundi të bëntë ëndrrën realitet edhe pse duhet pranuar dhe duhet thënë se kishte përballë një skuadër me shumë emër në Europë dhe përballë kishte futbollin anglez.
6-0 duket një humbje e thellë, por në fakt Skënderbeu për herë të parë merrte pjesë në një event kaq të madh europian dhe padiskutim që përvoja bën të sajën.
Në fund të fundit askush nuk duhet të mërzitet, sepse kjo skuadër ka luajtur kaq larg duke kaluar vetëm një tur. Skënderbeu në fund të fundit sot bëri krenar të gjithë, ndërkohë që më poshtë sjellim këtë foto kaq domethënëse, ku tifozë shkodranë dhe korçarë janë bërë bashkë, duke valëvituar flamujt e tyre në Angli dhe në qendër flamuri shqiptar.
Bravo tifozëve, që edhe kaq larg shpalosën flamurin kuqezi, si të për të thënë se ky Skënderbe në fund të fundit na bëri krenarë edhe me kaq sa arriti.
Ka tifozë që e aujnë këtë humbje një humbje të thellë. Sigurisht që mun të jetë e tillë në shifra, por Anglia është shumëfish më lart se Shqipëria dhe nuk priteshin që të hidheshin hapa kaq të mëdhenj, edhe pse në ndeshjen e parë në Korçë, Skënderbe bëri surprizën me atë barazim 1-1.
Faleminderit “Ujqër”! Qëndroni me kokën lart! Ju vërtet na keni bërë krenarë!
“KORÇA BOOM”



















